Monday, March 7, 2016
Aidel - Sonja (Pjesa 2)
Gjate dites nuk kishte shume kohe per te fjetur sepse punet dhe preokupimet e tjera nuk i linin shume kohe te lire. Sot ajo kishte nje takim. Nje takim ndryshe nga heret e tjera. Nje takim qe do ta lendonte paksa. Akrepat e ores leviznin dhe bashke me ta levizte koha. Dhe pak minuta do te afrohej tek kafeneja ku e priste Ai. Ata te dy u takuan pas disa kohesh. Ja qe fati u kishte rezervuar nje takim. Te ulur perballe njeri tjetrit thjesht shikoheshin ne sy. Heshtjen e theu kamarjeri qe solli porosine e tyre. Solli ekspresin e tij me dy sheqer dhe makiaton e saj. Ai e pa qe pjata e filxhanit te saj ishte plot me bustina sheqeri dhe vuri buzen ne gaz. Ju kujtua koha kur ishin bashke dhe dilnin te pinin kafen e mengjesit. Porosine e saj kamarjeri gjithmone e merrte me kater sheqer. Gjithmone qeshnin me kete fakt. : "Do te zere diabeti moj gogoç " - i thoshte ai si me qortim, dhe ajo si per inat i merrte atij dhe bustinen tjeter dhe i bente pese bustina sheqeri. Donte nje ore te shkrinte sheqerin ne makjato. Dhe qeshnin bashke sa here ajo i zbrazte bustinat ne filxhan. Sa kohe te bukura ato... Dhe sot u takuan, por nuk.ishin me ne rolet e dikurshme. Sot ishin thjesht dy te njohur te jetes se dikurshme . Dhe sot ai e hoqi nje bustine dhe ia ofroi asaj. : " Merre dhe kete se e di qe e pi shume te embel "- i tha Ai. Sonja qeshi lehte . E pranoi sheqerin, por nga sheqeret ne tavoline perdori vetem nje cope. Ai u cudit. Si ka mundesi qe ajo, pikerisht Sonja po pinte nje makiato te hidhur? - " Jam mesuar ta pi te tille. Vetem keshtu me duket e embel. Nuk mund ti hedh me shume sepse me kujtohen castet tona te dikurshme dhe filxhani mbushet me lot te hidhur, e pastaj sado sheqer ti hedh aq me e hidhur behet ajo". Keto ishin fjalet e Sonjes. Kishin ndryshuar shume gjera nga ikja e tij. Dhe kafeja nuk kishte te njejten shije. Dhe sheqeri nuk kishte me ate embelsine e dikurshme.
