Sunday, March 6, 2016
Aidel - Perjetesisht me Ty
E di qe sapo ta shohesh kete foto do fillosh edhe ti te mendosh si une. Mekanizmat e trurit do te vihen ne pune dhe do te fillosh te thurresh plane per te ardhmen. Ato plane qe pergatisin rrugen per te na cuar ne kete dimension te ri. Sa bukur. Kur e shoh kete foto them : "po ne kur te veme sa keta ne
moshe? Po ne si do jemi keshtu? " E pyetjet sdo kene fund. E imagjinon pak ne te dy te vjeter,me syte qe na kane lene dhe mikja me e mire do jene syzet me xhamet zmadhues. Me dhembet qe i kemi vene neper kavanozat e qelqit. Me duart qe do na dridhen nga 'Parkinsoni'. Me nje qerre me ilace qe do kujtojme njeri tjetrin ti pijme ne kohe. Ne te dy me shkopinjte qe do na ndihmojne te dalim serisht nga liqeni apo neper parqe e lulishte. Ne te dy qe tani do kemi nevoje per njeri tjetrin me shume se ndonjehere. Sa bukur. Ne shpine do kemi vite bashke. Do na behen vitet me nga dy shifra. Aq vite sa as ne sdo i mbajme mend. Ne kete moshe qe do kujtojme cdo gje sepse vetem kete mund te bejme tani. Ne kete moshe qe do e njohim njeri tjetrin deri ne qelize. Sa bukur te dy duke pritur qe dhe po te ndahemi e dime qe do takohemi se shpejti ne nje tjeter bote per te mos u ndare kurre. Bashke do kalojme shume dite,muaj e vite. Do presim naten te zemeruar e do pajtohemi ne mengjes. E di cfare?Me pelqen te mendoj qe... Ne kete moshe qe do te veme do e harrojme ceshte xhelozia,ceshte mashtrimi dhe loti. Mbase ne inat e siper edhe do shahemi por e di qe perseri do pajtohemi si femijet e vegjel. Do mbajme ne krahe niperit e mbesat qe do i duam me shume se femijet tane. Epo kot nuk thone mjalti i mjaltit. Ne te dy qe fytyrat do na jene shenjuar me rrudha nga vitet. Pleq por te lumtur. Pleq me nje qerre me ilace,niper e mbesa. Pleq zevzeke dhe te paduruar per rinine e asaj kohe. Ne te dy pleq te plakur bashke... Ehhhh sa shume do kalojme. Tani jam keshtu e pas disa dekadash do shohim veten ne pasqyre e sdo njihemi me. Ehhh u mplakem grua. U mplakem o burre do te them dhe une.
(Aidel)
