Sunday, March 6, 2016

Aidel - Sonja (Pjesa 1)




Dita nis thjesht. Mengjesi fillon ne oren 07:00 ku ajo ngrihet me nje qetesi qe e karakterizon fillon diten. Kishte nje axhende te ngjeshur. Ishte vetem 27 vjece. Ne kulmin e krijimtarise se saj ajo vetem shkruante dhe botonte . Kishte studiuar Histori dhe ishte diplomuar ne Universitetin e Bolonjes per
Periudhen e Antikitetit. Kishte jo shume kohe qe punonte petagoge ne fakultetin ku kishte studiuar me pare. Pasioni i madh per letersine e kishte bere te ngjitur pas saj. Historia dhe Letersia ishin dy dashurite e medha te Sonjes. Pervecse Historiane e Antiketetit ajo ishte dhe nje shkrimtare e dashur per lexuesin. Kishte botuar kater libra dhe tani ishte ne perfundimin e librit te peste. Sa here kishte mundesi te merrej me romanin e saj ajo i perkushtohej vetem atij. Asnje dite nuk rrinte pa shkruar. Romani i dukej si nje bebe e vogel qe donte perkujdesjen e duhur. - " Neqoftese une nje dite nuk do perkushtohem romanit tim e di qe diten tjeter ai do te merzitet. Do te merziten personazhet me mua. Ata kane besim tek une qe do ti krijoj ashtu sic duhet. Por per kete nuk duhet ti le pas dore. Ata jane si femijet. Duan perkujdesjen e duhur " -keto ishin fjalet e saj sa here qe ndonje mike e saj e kritikonte sa here e gjente te lodhur para laptop-it te saj apo sa here e gjente mengjeseve me koken tek fletet e saj. Kishte mengjese qe zgjohej me fletet e shpupurisura, me floket e ngaterruar me fletet, me koken tek tavolina. Sot nuk ishte nje nga keto ditet. Sot e gjeti veten te mbeshtjelle me batanijen e saj te ngrohte. Hap syte dhe sheh oren. Shenonte 06:58. Per dy minuta do te binte alarmi. Oh sa shume e urrente alarmin ne mengjes. U vertit neper jorganin e ngrohte dhe direkt futi duart nen jastekun e bardhe. Aty kishte ikonen e vogel te saj. Ishte e vetmja qe i qante hallet dhe i lutej sa here kishte nevoje. E merr tek dora dhe fillon ti thote dicka nen ze. Per dy minuta fillon te degjohet nje ze i tmerrshem. Ishte zilja qe binte. E fiku ne moment. Ajo ishte gjeja e vetme qe e tmerronte.