Sunday, March 6, 2016

Nositi - Stoli



Pershendet.. Ben me gisht nga shetitorja.Tymi i cigares qe i fryn ne vend qe ta thithe i perlot syte. Peshtyn. Shkund cigaren duke e ngritur gishtin tregues nga qielli dhe me pas forca e grumbulluar prej lart shkund hirin. Pas cdo thithje te cigares nxjerr gjuhen ne menyre tallese ndaj shokeve imagjinare
duke ju thene: Ah njerezit... dhe shtrengon dhembet,pastaj kruan hunden deri ne skuqje. Mbeshtet brrylin tek stoli dhe vazhdon bashkebisedimin me miqte e saj. O hunde presh – çalamani I therret nje kalimtari qe ka koefidenca te larta. Ngrihet nga stoli, ulet prap, kruan koken instiktivisht duke nxjerre gjuhen. Thote prap: eh, njerezit… Drejton doren nga organi I saj gjenital ne menyre tallese duke thene : kane per te marre… hiç kane per te marre… eh njerezit… cilet ?! Ja moj keta ketu, e ata atje duke drejtuar doren pergjate shetitores. Ngrihet,rrotullon çanten e krahut ku ka marre gjerat me te domosdoshme per ne shetitore; nje gazete, nje çamçakiz, nje cigare, nje shkrepse, si njerezit. Kthehet se dikush e pershendet. Ngre doren gjithe çiltersi paçka se ai matane rruges I thote shokut te vet qe I ka futur krahun si çiftet moderne ne menyre ironike: e pershendeta se s’ka kush ti flase tjeter. Eshte e marre tjetra, e semure mendore. Dhe I jep nje puthje rreze veshit shokut te vet. Se kane ardhur me pushime larg katundit te tyre me mentalitet. Jane te lire ne veprimet midis tyre, ne publiK. Dhe L..A qe I pershendeti me gjithe zemer vazhdon biseden me miqte e saj te stoli tjeter ngjitur duke u zgjatur pak sikur ka per te thene ndonje gje me mend dhe tallese ne te njejten kohe. “ keta njerezit e kane shpikur pederastllekun. Ja e keta qe u fola une te tille jane. Njerezit mo aman. Burra pa pike grami prej burri. Me dhimbsen te shkretet. Dhe nxjerr e njehere gjuhen si per ti tallur me gjithe zemer. Kruan prap koken,thith cigaren duke u kollitur e duke I lotuar syte jo se I vjen keq per ndonje gje. Mbase duhet ti vinte per te tere gjerat e keqija qe bejne njerezit por me teper ishte tymi I cigares. U ngrit prap pasi u ul. Nuk e mbante vendi. Shkon pak me tutje, ulet ne nje shkalle dyqani avokatie dhe noterie tek po dukej noteri me shtate gjuhe te huaja madje dhe katund europiançen se po veme ne Europe. Si eshte kjo gjuhe e re?! pak a shume si e L…S por me e pakuptueshme. Te gjithe e flasin sipas menyres se tyre duke e shoqeruar me gjeste te cfardoshme dhe sit u doje kokrra e qejfit. Po krahasoj L…n me njerezit?! Jo perkundrazi, ata me L…n. Nejse pune noteri e avokati por L..A I spjegon shokut te saj qe e kishte ngjitur se eshte gjuha qe po jep buke njerezve. Meqenese na I kane vjedhur neve. Iken prej aty dhe shkon te stoli ku kish harruar mendjen… Hajgare. Do ulej te mblidhte mendjen. Ngrihet prap,rrotullohet ne vend dhe I nxjerr shoqes se vet prap gjuhen jo me qellim por duke e perqeshur. Perballe del nje bos katundi me mjeker si besimtar I hypur ne makine drejtuar per ne xhami, te falej per pjesen e e mbremjes. A po me tall mua moj L..A ? JO me Zotin une nuk merrem por me mjekeroshet e paguar po . Ja , mere e priftin se po kthehet per ne shpi e ishallah e hypni te kendoje pjese te kuranit. Apo do shkoni ju sot nga ai te mbani ndonje meshe tani ne mbremje? Nejse… ZOTI PARA(LEK) bashkon te paudhet. Ngerdheshja dhe ironia nuk iku per asnje grimce fjalie,shoqeruar me nje buzeqeshje vesh me vesh. Se fytyra e saj e rrumbullaket ja lezetonte buzeqeshjen. I dukej me e bukur ne kete hene te plote qe kishte dale kete vere ne katundin e budallaçkes L..A dhe te njerezve. Kthen koken e ngryset menjehere ne fytyre se nje plak I kishte zene stolin. Pastaj qeshi perseri se degjoi qe e thirren neper muzg, por pa I dalluar fytyren e pershendeti me gjithe zemer. Se te qeshte ishte gjeja qe dinte te bente me mire. Ndersa te vrenjtej ne fytyre e bente ne menyre te persosur. Gjendje te paqendrueshme te nje te lojture mendsh ne kete katund…. Pasqyrim hjendjesh… Kembet po pakesoheshin ne shetitore. Erresira po pushtonte muzgun… Hena deshmitare e teatrit te nates, ndriçonte turinjte e atyre pak qe kishin mbetur ne rruge…